Ka bërë betimin presidentja e re e Moldavisë

Ka bërë betimin presidentja e re e Moldavisë

Maia Sandu sot (e enjte) është betuar si presidente e re e Moldavisë, transmeton Insajderi.

Duke folur në një ceremoni përurimi në kryeqytetin Kishinau, Sandu falënderoi të gjithë ata që votuan për të në zgjedhjet presidenciale dhe tha se pret mbështetjen e votuesve të saj në të ardhmen.

Sipas legjislacionit lokal, presidenti i Moldavisë merr detyrën që nga momenti i inaugurimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sandu, e cila shihet si një kandidate pro-perëndimore, u bë presidentja e parë moldave, duke fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 16 nëntor.

Përveç kësaj, ajo është kreu i parë i shtetit që mban shtetësi të huaj pasi Sandu është gjithashtu shtetase e Rumanisë, vendi i cili refuzon të ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Moldavinë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sandu grumbulloi mbi 57 për qind të votave, ndërsa ish-presidenti rival i saj Igor Dodon mori rreth 42 për qind. /Insajderi.com