Në moshën 70 vjeçare, ka ndërruar jetë Paul Westphal, një nga basketbollistët legjendarë të skuadrës Phoenix Suns të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), njofton Insajderi.
Westphal ka ndërruar jetë pas vuajtjes nga kanceri për një kohë, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të NBA-së.
Basketbollisti, i cili fitoi kampionatin me Bolton Celtics në vitin 1974, në periudhën 1975-1980 veshi fanellën e skuadrës Phoenix Suns.
Westphal më vonë ishte trajner i Phoenix Suns, duke e çuar skuadrën në finalet e NBA-së për herë të parë në vitin 1993.
Në vitin 2019, ai u bë pjesë e “Hall of Fame”, që përbëhet nga legjenda të basketbollit, gjyqtarë, trajnerë dhe figura të tjera të shquara. /Insajderi.com