
Futbolli italian është tronditur së fundmi nga vdekja e mesfushorit të Atalantës, Willy Ta Bi në moshën 21 vjeçare, njofton Insajderi.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë vuante nga kanceri në mëlçi prej kohësh dhe ditën e sotme ai u nda nga jeta. Lajmi u konfirmua nga klubi bergamesk.
“Vajtojmë ndarjen e parakoshme nga jeta të futbollistit tonë dhe kampionit të Italisë U19, Willy Braciano Ta Bi. Ndajmë dhimbjen me familjen dhe njerëzit e dashur. Shpirti yt u prehtë në paqe, Willy!”, shkruhet në njoftimin e Atalantës.
Willy Ta Bi spikati me të rinjtë e Atalantës duke fituar titullin kampion të Italisë për moshën 19 vjeçare. Ai ishte bashkuar me skuadrën e parë bergameske, por fatkeqësisht, nuk ia doli të debutonte dhe të luante në Serinë A. /Insajderi.com
View this post on Instagram