Buzëqeshja është rikthyer në fytyrën e tij, por ky rrugëtim ka qenë i gjatë dhe i mundimshëm.
Andre Onana ishte i pezulluar nga bota e futbollit për nëntë muaj, për shkak se kishte rezultuar pozitiv në testet e dopingut.
Në një intervistë për “GOAL”, ai ka hapur letrat për herë të parë për të folur rreth kësaj periudhe që ka kaluar.
“Unë jam një qenie njerëzore që kam qenë larg miqve të mi, familjes dhe futbollit. Kjo kohë në jetën time ka qenë e errët dhe e vështirë. Dua të them se me këto gjëra të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm pasi mund t’i ndodhë kujtdo. Duhet të kenë vëmendje sepse kjo ndodh në jetë”, tha ai fillimisht.
25 vjeçari po ashtu shtoi se e kishte shumë të vështirë t’i tregonte prindërve të tij për vendimin e marrë nga UEFA.
“Kur ndodhi, mendova: Si do t’u shpjegoj prindërve të mi se më kanë ndaluar për drogë, kur as nuk pi duhan apo alkool? Nuk e kam shijuar as shisha. Për prindërit e mi ishte e vështirë. Njerëzit që më njihnin pyesnin ‘Si është e mundur që ky djalë që ne e dimë se është profesionist është bërë për drogë?’
Ishte një gabim dhe UEFA madje e njohu këtë fakt, por nuk më ndihmoi. Unë e kisha marrë tashmë dënimin tim.”
“Nuk më lejuan të bëja kaq shumë gjëra”, shpjegon ai. “Nuk mund të shkoja në asnjë stadium, më duhej të rezervoja gjithçka për veten time, nuk më lejuan të stërvitesha me asnjë trajner të Ajax-it, nuk më lejuan të punoja me asnjë mësim profesional stërvitor”
“Unë u ndalova për nëntë muaj nga e gjithë kjo. Disi, në fillim, për një sekondë, m’u duk sikur po më hiqej futbolli pasi nuk më lejohej të bëja asgjë”, potencoi Onana.
Andre ka qenë i lirë për të luajtur qysh nga muaji nëntor, pasi UEFA e kishte “zbutur” vendimin për pezullimin e tij në vetëm nëntë muaj, nga një vit – sa ishte fillimisht.
Ai u rikthye në fushën e gjelbër – në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Besiktasit, që për të ka qenë ndjenjë e jashtëzakonshme.
“Ishte një atmosferë e bukur larg Besiktasit. Unë thashë, ‘Sh*t, jam kthyer sërish,!’ Por falë Zotit gjithçka shkoi mirë”, u shpreh portieri i Ajaxit.
Nëse gjërat shkojnë mirë dhe nuk ka ndonjë lëndim, Onana mund të përfaqësojë shtetin e tij në kompeticionin më të madh të Afrikës, që fillon nga data nëntë janar.
Ai ka kontratë të vlefshme me Ajaxin deri në verën e vitit 2022 dhe të dyja palët kanë dekluaruar se do t’i ndajnë rrugët.
Për shërbimet e tij, të interesuara janë disa skuadra, ndërsa Interi është kandidati më serioz, për shkak se e shohin si zëvendësues ideal të Samir Handanovic./Insajderi.com