Ka vetëm një pengesë që e vonon transferimin e Vedat Muriqit, por as Lazio e as Fenerbahce nuk merren vesh për këtë gjë

Ka vetëm një pengesë që e vonon transferimin e Vedat Muriqit, por as Lazio e as Fenerbahce nuk merren vesh për këtë gjë

Vedat Muriqi ka qenë shumë pranë transferimit te Lazio gjatë javës së fundit, njofton Insajderi.

Por në fund dy klubet ende nuk e kanë arritur një marrëveshje finale që të kompletohet ky transferim.

Ylli i Kosovës është raportuar se ka arritur marrëveshje me Lazion për një kontratë pesë vjeçare.

Për pesë vitet e ardhshme, Muriqi te Lazio do të fitojë një pagë vjetore prej dy milionë eurove, plus bonuset.

Problemi qëndron tek dy klubet që nuk po merren vesh për marrëveshjen finale.

Lazio i ka ofruar 16 milionë plus dy të tjera në formë bonusesh, ofertë që është pranuar nga Fenerbahce.

Por dy skuadrat nuk po merren vesh për 15% e shumës së çmimit, pasi ajo do t’i takojë Rizesporit.

Fenerbahce insiston që Lazio të paguajë këtë shumë, por italianët nuk duan t’ia dinë.

Në anën tjetër Muriqi është në pritje që dy skuadrat të gjejnë gjuhë të përbashkët, pasi lojtari tanimë ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar kryeqytetasve italianë./Insajderi.com