Kadri Veseli sot ka vizituar “Meka”, njëren ndër kompanitë më të sukseshme që ofrnë prodhime vendore të produkteve të mishit.
Veseli pas vizitës ka shpërndarë foto nga takimi me kompaninë duke shënuar ”
“Pata një takim shumë të frytshëm në kompaninë “Meka” që merret me përpunimin e mishit dhe është një ndër prodhuesit më të njohur, duke bërë të pranishme produktet “Made in Kosova” në shumë tregje të huaja. Fal suksesit të kësaj kompanie punësohen mbi 100 banorë të zonës duke kontribuar ndjeshëm në mirëqenien komunitetit.
Si kryeministër i ardhshëm i vendit, do të kem prioritet heqjen e barrierave burokratike dhe përmirësimin e klimës së biznesit për kompani prodhuese si “Meka” në mënyrë që të hapen sa më shumë vende të reja pune dhe sa më pak të rinj të detyrohen të largohen.”