Kadirov e shokon botën: Do të arrestoj Trumpin dhe Merkelin

Kadirov e shokon botën: Do të arrestoj Trumpin dhe Merkelin

Lideri çeçen Ramazan Kadriov ka deklaruar se i ka vënë sanksione presidentit të SHBA Donald Trump, kancelares gjermane Angela Merkel dhe politikanëve tjerë perëndimorë.

“Nëse ata vijnë në republikë, menjëherë do t’i arrestojmë dhe t’i burgosim. Nëse paraqiten këtu llogaritë e tyre bankare, menjëherë do t’iu bllokojmë, ka thënë Kadirov, transmeton Insajderi.com.

Më herët është kumtuar se shtetet e “Shtatëshes së Madhe” po planifikojnë t’i vendosin sanksionet Rusisë për shkak të situatës në Donbas.

Duke komentuar futjen e sanksioneve për kompanitë ruse, Kadirov nuk i konsideron këto sanksione si çmim të lartë veçse i ka quajtur “lojë” e sanksioneve kundër sanksioneve.

“Jeta e njeriut është çmim i shtrenjtë. Paraja nuk mund ta krijojë, por as njeriu nga ajo botë nuk mund të kthehet. Prandaj kryetari i mbron jetët e njerëzve. Elitat e caktuara afariste humbin pasurinë e vet. Ata kanë fituar duke e përdorur gjirin e shtetit tonë, të popullit tonë, prandaj le të vuajnë disa kompani. Mirëpo, populli jeton absolutisht mirë për shkak të sanksioneve”, ka thënë Kadirov./Insajderi.com.