Kai Havertz dëshiron të largohet

Kai Havertz dëshiron të largohet

Drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro e ka konfirmuar që objektivi i Chelsea-s, Kai Havertz ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

“Ishte e qartë që menjëherë pas përfundimit të Europa Ligës bisedimet do të fillonin.”- tha ai. “Kai e ka shprehur dëshirën e tij që të marrë hapin e radhës në karrierën e tij. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë në të ardhmen e afërt apo jo, nuk mund ta them këtë tani.”- shtoi Carro, raporton Insajderi.

Kai Havertz u paraqit kundër Inter në Europa Ligë këtë javë ku edhe shënoi golin e vetëm të Bayer, por kjo nuk mjaftoi për t’a shmangur eleminimin pasi që e humbën ndeshjen me rezultat 2-1. /Insajderi.com/