Kai Havertz, lojtari më i shtrenjtë gjerman

Kai Havertz, lojtari më i shtrenjtë gjerman

Të kaltërtit e Londrës mbase më në fund do ta kenë njeriun që e kërkonin shumë, por ai do të vije me një çmim shumë të lart.

Chelsea janë gati të arrin marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin e Kai Havertz, njofton Sport Bild, përcjell Insajderi.

Ende nuk dihet shifra e saktë e parave që do të jepen për Havertz, por njoftohet se nëse arrihet marrëveshja atëherë 21 vjeçari do të jetë lojtari më I shtrenjtë gjerman i të gjitha kohërave.