Peru hapi rrënojat e Machu Picchu për një turist të vetëm japonez pasi ai priti gati shtatë muaj për të hyrë në kështjellën inka, ndërsa ishte bllokuar në vendin Andean gjatë shpërthimit të Coronavirusit, njofton Insajderi.
Hyrja e Jesse Takayama në rrënojat erdhi falë një kërkese të veçantë që ai paraqiti ndërsa ishte bllokuar që nga mesi i marsit në qytetin Aguas Calientes, në shpatet e maleve pranë vendit, tha të hënën Ministri i Kulturës Alejandro Neyra.
“Ai kishte ardhur në Peru me ëndrrën që ta vizitonte,” tha Neyra në një konferencë virtuale për shtyp. “Shtetasi japonez ka hyrë së bashku me kujdestarin e parkut në mënyrë që ai ta vizitonte vendin para se të kthehej”.
Takayama, me biletën e tij në dispozicion që nga marsi, hyri në rrënojat e kështjellës së ndërtuar më shumë se 500 vjet më parë të shtunën dhe u bë vizitori i parë në shtatë muaj që të ishte në gjendje të ecte nëpër vendin e trashëgimisë botërore. Plani i tij origjinal kishte qenë të kalonte vetëm disa ditë në Peru për të vizituar Machu Picchu-n.
“Kjo është kaq e mahnitshme! Faleminderit!” tha Takayama në një video të regjistruar në majë të malit Machu Picchu. /Insajderi.com
Burimi: Yahoo News