Një tornado zjarri është kapur në video në Tennant në Kaliforninë veriore.
Është një nga shenjat që tregon motin ekstrem që po kërcënon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me thatësirën dhe temperaturat e larta rekord.
Edhe pse e rrallë, fenomene të tilla janë parë edhe vitet e kaluara, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Në vitin 2016 një i tillë pati ndodhur në Kalifornia dhe një tjetër në Missouri, më 2018 dy u krijuan sërish në Kalifornia. Në Kalifornia më 2018 një nga tornadot e zjarrit ishte 300 metra i gjerë dhe me temperaturën që arriti në 1480 gradë celsius. Në 2020 po ashtu pati tornado të tillë në Kaliforni.
Me rritjen e numrit të zjarreve në natyrë, ekspertët thonë se mund të presim edhe shtim të tornadove të zjarrit./Insajderi.com