Largimi nga Barcelona dhe kalimi në Manchester City për Lionel Messin është i mundshëm, ka thënë Yaya Toure, ish-lojtar i të dyja skuadrave.
Por, Toure e pranon se çfarëdo lëvizje e Messit nga Barcelona do të jetë tejet e komplikuar.
“Nëse do ta linte Barcelonen, mbase ai do të vinte në City. Pse? Sepse City i ka paratë për ta blerë”, ka pohuar Toure.
“Janë krejt pak ekipe që i kanë fondet për ta pasur Messin, dorën në zemër”./Insajderi.com