Kamala Harris zyrtarisht e nominuar për zëvendëse-presidente në SHBA

Kamala Harris zyrtarisht e nominuar për zëvendëse-presidente në SHBA

Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht nominimin e saj historik si candidate për zëvendëse-presidente e Shteteve të Bashkuara.

Në fjalimin e saj në konventën e Partisë Demokratike, Kamala Harris, sulmoi presidentin aktual, Donald Trump, duke i përmendur dështimet gjatë mandatit të tij si president, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Senatorja e Kalifornisë është zotuar se do të flasë të vërteta për publikun amerikan.

Për shkak të pandemisë COVID-19, konventa nuk është mbajtur në formën tradicionale, por virtualisht.

Zgjedhjet do të mbahen më 3 nëntor, kur Trump dhe zëvendësi i tij, Mike Pence, do ta kenë përballë Joe Biden dhe Kamala Harris. /Insajderi.com/