
Mesfushori shqiptar Kamer Qaka do t’i bashkohet ekipit zviceran Sion, njofton Insajderi.
Mesfushori i Kongsvingerit pëlqehet nga trajneri Fabio Grosso, ndërsa raportohet se 25 vjeçari dhe menaxheri i tij po udhëtojnë drejt Zvicrës për të finalizuar transferimin.
“Tuttomercattoweb” shkruan se marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe Qaka do të prezantohet së shpejti në ekipin e ri.
Gjatë karrierës, Qaka ka luajtur në Norvegji dhe Rumani me klubet: Honefos, Raufos, Poli Iasi, Steaua Bukuresht, Kraiovan, etj. Me kombëtaren e Shqipërisë, ai është aktivizuar në katër ndeshje. /Insajderi.com