Një kameriere nga Teksas thotë se ishte emocionuar kur mori një bakshish prej 2,000 dollarësh për një faturë – vetëm për të zbuluar nga restoranti që ajo nuk do të merrte në shtëpi asnjë cent, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.
Emily Bauer, 21 vjeçare, ka punuar si kameriere vetëm për dy javë, kur asaj iu caktuar ndërrimi të dielën, e cila cilësohet si një ditë shumë e zënë për restorantin.
Duke shërbyer të gjitha tavolinat, ajo vazhdonte t’i kërkonte ndjesë një burri të ulur në pjesën e saj për ngadalësinë e shërbimit.
“Ai më tha, ‘është në rregull, kam qenë pronar i restoranteve dhe e di si është të jesh kamerier”, tha Bauer për gazetën. “Më pas më tha anuloj pijet dhe të gjitha të tjerat dhe më sill faturën”.
Bauer thotë se ajo në fillim nuk vuri re shifrën e bakshishit dhe shënimin kur shkruante, “Gëzuar Krishtlindjet. Vazhdo të punosh fort!”
Por ajo tha se gëzimi i saj u shkatërrua shpejt kur restoranti i tha se nuk mund të përpunonin një bakshish më të madh se 500 dollarë.
Bauer tha se një tjetër punëtor sugjeroi që restoranti t’i jepte asaj katër bakshishe të veçanta prej 500 dollarësh, por ata nuk pranuan. /Insajderi.com