Kamikazi vret 16 persona në një dyqan të akulloreve në Bagdad

Kamikazi vret 16 persona në një dyqan të akulloreve në Bagdad

Një kamikaz i të ashtuquajturit Shtet Islamik ka sulmuar një dyqan të akulloreve ku ka kanë mbetur të vdekur së paku 16 persona.

Sulmi ndodhi në rrethinën kryesisht shiite, Karrada, ku një grup njerëzish ishin mbledhur pas iftarit.

ISIS-i e ka marrë përgjegjësinë për sulmin përmes agjencisë së vet të lajmeve, Amaq, duke thënë se cak kishte një tubim të shpitëve, shkruan “timeslive”.

I dërguari special i SHBA-së në koalicionin ushtarak kundër ISIS-it, Brett McGurk, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm përmes një postimi në Twitter.

“Terroristët e ISIS-it sonte në Bagdad i sulmuan fëmijët dhe familjet që po kënaqeshin së bashku në një dyqan akulloresh. Ne i qëndrojmë pranë Irakut kundër të keqes,” ka shkruar ai.