Një zjarr masiv ka shkatërruar një kamp refugjatësh në Rohingyja në kryeqytetin Indian, New Delhi, duke lënë qindra të pastrehë, shkruan “Al Jazeera”, transmeton Insajderi.
Zjarri shpërtheu rreth orës 11:30 pasditen e së shtunës dhe u përhap me shpejtësi nëpër kamp, duke shndërruar në hi 55 strehë refugjatësh në zonën Madanpur Khadar në jug të kryeqytetit indian.
Asnjë vdekje ose lëndim serioz nuk është raportuar nga kjo tragjedi, ndërsa është hera e dytë që ky kamp kaplohet nga zjarri që nga viti 2018.
Departamenti i shërbimit të zjarrfikësve të Neë Delhit, tha se vuri në punë 15 kamionë zjarri, ku u deshën rreth gjashtë orë që të kishin zjarrin nën kontroll./insajderi.com