
Skuadra italiane Napoli, është kampion i Kupës së Italisë, pasi në finale me penallti e ka mposhtur Juventusin.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin Olimpico të Romës përfundoi pa gola 0:0, kurse në penallti ishin futbollistët e Napoli që u treguan më të saktë.
Dybala (Juventus) gjuajti por e priti portieri, 0:0
Insigne (Napoli) e realizoi të dytën, 1:0
Danilo (Juventus) gjuajti jashtë porte, 1:0
Politano (Napoli) shënon, 2:0
Bonucci (Juventus) shënon, 2:1
Maksimovic (Napoli) shënon, 3:1
Ramsey (Juventus) shënon, 3:2
Milik (Napoli) shënon, 4:2 dhe Napoli shpallet kampion i Kupës së Italisë për këtë sezon.
/Insajderi.com/