Para ndeshjes së sotme, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për grupet e Europa League, në Armeni pritet të zhvillohet ndeshja mes kampionëve të Armenisë dhe atyre të Serbisë, Ararat Armenia vs Crvena Zvezda, njofton Insajderi.
Deri këtu, çdo gjë ishte në rregull. Mirëpo, gjithçka ndryshoj në momentin kur tifozët armenë të Ararat, publikuan një foto në rrjetet sociale, për më tepër, është bërë publike nga faqja zyrtare e klubit armen. Tifozët, në duar mbanin një parullë me mbishkrimin “Artsakh is Armenia – Kosovo is Serbia”. Kjo është mënyra, sipas tyre se si do t’i presin tifozët serb të Zvezdës.
Ky padyshim, është një gjest i ulët i tifozëve, në kohën kur po zhvillohet konflikti në Nagorno – Karbakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Në anën tjetër, është gjithashtu edhe gjest i ulët nga zyrtarët e klubit armen, që nuk duket aspak profesionist. /Insajderi.com