Kampionët e xhudos në përkrahje të fushatës “Let’s Do It Kosova”

Kampionët e xhudos në përkrahje të fushatës “Let’s Do It Kosova”

Kampionët kosovarë të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova kanë shprehur përkrahje për fushatën e pastrimit të Kosovës “Let’s Do It Kosova”.

Në një video të publikuar në Facebook të martën, anëtarët e përfaqësueses së Kosovës në xhudo flasin për mbrojtjen e ambientit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit.

“Kampionët janë ata që janë sot duke iu falenderuar punës së tyre, veprimeve te matura e dashurisë ndaj natyrës ?? Të gjithë ne mund të jemi kampionë. Nëse jo me Ippon atëherë me aktivizëm qytetar”, shkruhet në videon e “Let’s Do It Kosova”.

Fushata “Let’s Do It Kosova” ka për qëllim pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dhe mbajtjen e një ambienti të pastër në vend.

Champions

Kampionët janë ata që janë sot duke iu falenderuar punës së tyre, veprimeve te matura e dashurisë ndaj natyrës ???Të gjithë ne mund të jemi kampionë. Nëse jo me Ippon atëherë me aktivizëm qytetar. ???#worldcleanupday#letsdoitkosova#trashdiet#judochampions

Gepostet von Let's Do It Kosova am Mittwoch, 18. September 2019