
Skuadra kampione e Kosovës në fuboll, Drita, e ka filluar kampionatin me vonesë por me fitore, pasi ata mposhtën ekipin e Besës së Pejës me rezultat 3 me 1.
Qysh në minutën e 11’ të ndeshjes, Drita kaloi në epërsi, përmes sulmuesit të tyre, Kastriot Rexha, por në minutën shtesë të pjesës së parë, pejanët e barazuan rezultatin përmes Salihut dhe kjo pjesë përfundoi me këtë rezultat.
NË pjesën e dytë, Ishte mesfushori Hamdi Namani 78’) i cili shënoi për 2-1, ndërsa Rexha 80’ vulosi fitoren e Dritës me rezultat përfundimtar 3-1./Insajderi.com.