Kampioni i barazimeve, më i paguari në botë

Kampioni i barazimeve, më i paguari në botë

Sot Atletico Madrid, nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone udhëton te Osasuna, për tu përballur në ndeshjen e xhiros 29 në La Liga.

Ekipi nga Madridi sivjet ka performancë të dobët, kështu ka vazhduar edhe në ndeshjen e parë pas pandemisë, ku ATM barazoi me Billbao 1:1.

Në këtë ndeshje, Diego Simeone theu rekord të errët ne klubin, duke bërë më së shumti barazime brenda një sezoni në La Liga.

Aktualisht, ekipi ka 13 barazime në 28 ndeshje të zhvilluara, 11 fitore janë arritur dhe katër humbje, për ti tubuar 46 pikë për pozitën e gjashtë në tabelë.

Trajneri argjentinas ka thënë se nga sot, çdo ndeshje është si një finale për Atletico Madrid. Aryse është pozita e gjashtë në tabelë, që ekipit sezonin që vjen nuk i siguron garim në Champions League, por në Europa League.

Nën drejtimin e tij, Atletico ka fituar La Ligën, Copa del Rey, Superkupën e Spanjës, UEFA Europa League dy herë, dhe dy herë tjera UEFA Super Cup.

Dy herë ka qenë në finale të Ligës së Kampionëve, duke pësuar humbje.

Mediet në Spanjë shkruajnë se nëse Simeone nuk e qon ekipin në zonën e Champions, mund të shkarkohet pasi ai është trajneri më i paguar në botë.

Paga e tij vjetore është 43.6 milionë euro, ndërsa Pep Guardiola në vendin e dytë me 23.28 milionë.

/Insajderi.com/