Kampioni i botës në boks – Oleksandr Usyk nuk do largohet nga Ukraina.
Ai do luftojë përball – forcave ruse për ta mbrojtur atdheun e tij.
Kjo është bërë e e ditur përmes një postimi në Twitter, ku ai shihet së bashku me dy pesona të tjerë – me armë në krahë.
Ditë më parë u raportua – se ai kishte “ikur” për në Angli, por koha e dëshmoi të kundërten.
“Miq, duhet të bashkohemi dhe ta kapërcejmë këtë, sepse jemi përballë vështirësive ekstreme. Unë jam shumë i pushtuar nga emocionet dhe jam shumë i shqetësuar për vendin tim dhe për njerëzit tanë. Miq, ne duhet ta ndalojmë këtë luftë dhe duhet ta bëjmë së bashku”, u shpreh ai përmes një video.
Së bashku me të – në këtë luftë kanë vendosour që të qëndrojnë edhe vëllëzrit Klitschko – që janë ikona të boksit dhe jo vetëm. /Insajderi.com