Kampioni i Premier League përballet sot me Man City

Kampioni i Premier League përballet sot me Man City

Përballja që viteve të fundit ishte luftë direkt për titull në kampionatin anglez, sonte nuk do ta ketë këtë epitet.

Aryse është se Liverpool vecse është shpallur kampion në Premier League për sezonin 2019/20.

Manchester City poashtu nuk ka ndonjë synim sepse është komod në vendin e dytë në tabelë me 63 pikë nga 31 ndeshje të zhvilluara deri tash.

Ka mungesa te dyja ekipet, shkak lëndimet dhe kartonët.

Aguero dhe Sandler të lënduar, kurse Fernandinho për shkak të kartonit të kuq nuk do të mund ta ndihmojnë ekipin e Pep Guardiola, ndërsa Jurgen Klopp nuk mund të llogaris në Matip, Milner e Shaqiri për shkak të lëndimeve.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në Etihad Stadium nga ora 21:15.

Në përballjen e parë në Anfield më 10 nëntor 2019-të, Liverpool fitoi 3:1 ndaj Manchester City, ku golat i shënuan Fabinho, Salah dhe Mane, kurse për citizens B. Silva.

Insajderi.com