Kampioni rikthehet te fitorja

Kampioni rikthehet te fitorja

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli është rikthyer te fitoret.

Pas humbjes ndaj Gjilanit javën e kaluar, Nikli ka mposhtur si vendas Besën e Pejës me rezultat 4-1. Ishte sulmuesi, Labinot Osmani që hapi serinë e golave pas 15 minutash lokë duke shënuar për 1-0.

Feronikeli arriti të shënoj edhe një gol para përfundimit të pjesës së parë. Talenti Diar Prokshi shënoi në minutën e fundit për 2-0, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesën e dytë vendasit e nisën më mirë duke shënuar një tjetër gol.

Zëvendësuesi Mevlan Zeka arriti të shënojë për 3-0. Besa e ngushtoi epërsinë nëpërmjet Fatih Karahodës që shënoi në minutën e 72-të. Ndërkohë për 4-1 realizoi mesfushori anësorë, Ylli Hoxha.

Pas kësaj fitore, Nikli ngjitet në pozitën e dytë me 61 pikë të tubuara, ndërkohë pejanët mbesin në vendin e pestë me 44 pikë.