Kanada regjistron temperaturën më të lartë

Kanada regjistron temperaturën më të lartë

Kanada sikurse Shtete e Bashkuar të Amerikes është duke u ballafaquar me temperatura tejet të larta – madje kanë regjistruar rekorde, ku në British Columbia termometri ka arritur në 46.1 gradë celsius, trasmeton Insajderi.

Kanada kanë paralajmëruar qytetarët për nivele “të rrezikshme” të nxehtësisë që mund të vazhdojnë këtë javë.

“Më nxehtë është në pjesën perëndimore të Kanadasë sesa në Dubai”, ka thënë David Philips, ekspert i meteorologjisë në Kanada.

Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë.

Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje me ngrohjen globale është e komplikuar sipas ekspertëve. /Insajderi.com