Kandidati opozitar për president në Kongo ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19

Kandidati opozitar për president në Kongo ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19

Kandidati opozitar i zgjedhjeve presidenciale në Kongo, Guy-Brice Pafait Kolelas, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare si pasojë e Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Mediat lokale lajmërojnë se Kolelas ndërroi jetë sot në mëngjes në Francë, jo shumë gjatë pasi me avion ateroi në aeroportin Orly në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia mediale Ziana Medias lajmëroi se Kolelas ka qenë pozitiv ndaj testit të koronavirusit të premten, ndërsa mbrëmë vonë me avion është dërguar për kurim në Francë.

Kolelas ka qenë një nga shtatë kandidatët presidencial që në zgjedhjet e djeshme në Kongo garonin për pozitën presidenciale.

“Të dashur bashkatdhetarë, unë jam duke luftuar kundër vdekjes, por pavarësisht kësaj, ju lutem dilni dhe votoni për ndryshimet. As unë nuk do të luftoja për asgjë”, tha Kolelas në mesazhin e fundit që u dërgoi qytetarëve nga dhoma e spitalit. /Insajderi.com