Kandidati për president të Polonisë Andrzej Duda premton të ndalojë qiftet e gjinisë së njejtë nga adoptimi

Kandidati për president të Polonisë Andrzej Duda premton të ndalojë qiftet e gjinisë së njejtë nga adoptimi

Para se të fillonte izolimi për shkak të virusit Korona, një korrespodent nga BBC udhëtoi për në poloni për të vizituar zona “LGBT-free” dhe për të parë situatën e kumunitetit LGBT që jetojnë aty, raporton BBC, shkruan Insajderi.

“Nëse mund të u jepja një këshillë të rinjëve të këtij vendi, është të largohen sa më shpejt, këtu nuk do të bëhet më mirë”, thotë një nga protestuesit në këtë video.

Polonia konsiderohet vendi më i keq lidhur me të drejtat e komunitetit LGBT dhe duket sikur gjërat janë duke u bërë më keq në këtë drejtim.

“Fëmijët duhet të mbrohen nga agresiviteti seksual dhe nga adoptimi i martesave mes gjinive të njejta”, thotë Andrzej në një prej fjalimeve të tij.

Komuniteti LGBT në Poloni është ndarë në dy grupe. Të parët thonë se u detyruan të lëshojnë vendin sepse nuk mund të ishin vetvetja, ndërsa grupi i dytë po rrin për të luftuar për të drejtat e tyre./Insajderi.com