Kandidatura befasuese në Gjermani: Norbert Rontgen

Deputeti i Unionin Kristiano-Demokrat (CDU) në parlamentin gjerman Norbert Rontgen befas u kandidua për funksionin e kryetarit të partisë.

Kandidatura befasuese në Gjermani: Norbert Rontgen

Ky funksion mbetet i lirë pasi javën e kaluar Annegret Kramp-Krarrenbauer ka dhënë dorëheqje në këtë pozitë.

Me veprimin e papritur, Rontgen u bë kandidati i katërt për pozitën e liderit të partisë, transmeton Reuters.

Rontgen për momentin është shefi i parlamentit të Këshillit për Punë të Jashtme, ndërsa ka kryer edhe punët e ministrit për mbrojtje të ambientit prej vitit 2009 deri 2012.

Përveç tij, për pozitën e liderit të CDU po konkurrojnë Fridrich Merz, ministri aktual i shëndetësisë Jens Spahn dhe kryeministri i Rajnës Veriore Armin Laschet i cili konsiderohet kandidati kryesor.

Lideri CDU me siguri do të kandidohet edhe për kancelar./Insajderi.com.