Harry Kane ka vendosur të largohet nga Tottenhami në fund të sezonit, teksa këtë ia ka bërë të ditur edhe drejtuesve të klubit anglez, raporton “Sky Sport”.
Sulmuesi ia ka bërë të ditur drejtuesve se ka vendosur të largohet në merkaton e verës nga “Spurs”, por dëshiron të qëndrojë në Premier Ligë, transmeton Insajderi.
Sipas mediave britanike, agjentët e lojtarit janë në bisedime me Manchester Cityn, United dhe Chelsea, të cilët kanë shfaqur interes për ta marrë lojtarin në klubet e tyre respektive.
Lojtari vlerësohet 127 milionë euro në merkato dhe Tottenhami nuk do ta pranonte një ofertë më të vogël. /Insajderi.com