Kante i hapur të kalojë te Interi

Kante i hapur të kalojë te Interi

N’Golo Kante raportohet se është i hapur që të ribashkohet me Antonio Conten, me këtë të fundit që e do te Interi, njofton Insajderi.

Gjiganti italian ka kohë që po tenton të transferojë mesfushorin francez nga Chelsea, mirëpo që ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.

The Blues po kërkojnë 55 milionë euro nga shitja e Kantes, me Conten që punoi me lojtarin në Stamford Bridge.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, trajneri italian beson se me transferimin e fituesit të Kupës së Botës do të kompletohej skuadra e tij.

Conte ka ende shpresë se Chelsea do të pajtohet me shitjen e lojtarit nëse Interi i ofron 55 milionët e kërkuar nga blutë.

Nerazzurët mund të krijojnë fonde në transferimin e Kantes, nëse shesin Milan Skriniarin te Tottenham Hotspuri./Insajderi.com