Ngolo Kante ishte një nga lojtarët e kërkuar te Interi nga trajneri Antonio Conte në merkaton e verës, por drejtuesit e klubit italian nuk ia dolën të arrijnë një marrëveshje me Chelsea, për ta afruar mesfushorin në Serinë A, njofton Insajderi.
Sipas të përditshmes spanjolle “TodoFichajes”, raporton se Interi dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje dy javë më parë, që mesfushori francez të zbarkojë në Milano në merkaton e verës.
Në lajm, thuhet gjithashtu se londinezët dëshirojnë të rinovojnë skuadrën me lojtarë të rinj dhe për këtë arsye kanë vendosur t’i hapin rrugën një largimi të mesfushorit. Në këtë mënyrë Conte do të kishte sezonin e ri lojtarin e shumë kërkuar, për të tentuar edhe suksese me skuadrën “zikaltër”. /Insajderi.com