Kaos në kufirin Serbi-Hungari: Migrantët e rrëzojnë gardhin, të shtëna në kufi

Një grup i madh i migrantëve e ka rrëzuar gardhin në kalimin kufitar Serbi-Hungari Horgosh-Reske 2, ndërsa policët kufitarë hungarezë kanë qëlluar me armë zjarri në shenjë paralajmërimi.

Kaos në kufirin Serbi-Hungari: Migrantët e rrëzojnë gardhin, të shtëna në kufi

Siç ka kumtuar policia hungareze, dy grupe të migrantëve sot në mëngjes rreth orës 5:30 kanë tentuar që në mënyrë joligjore të hyjnë në territor të Hungarisë në afërsi të kalimit kufitar Horgosh-Reske 2.

Rreth 60 migrantë e kanë rrëzuar gardhin në kohën kur kalimi Horgosh 2 ishte i mbyllur ndërsa policët hungarezë të që ishin kujdestarë kanë qëlluar disa të shtëna paralajmërimi, gjë që i ka penguar migrantët të hyjnë në mënyrë ilegale në Hungari.

Katër persona janë arrestuar, pretendohet në kumtesë.

Kalimi Horgosh 2-Reske 2 është mbyllur./Insajderi.com.