Bejruti, kryeqyteti i Libanit, u përball me një shpërthim të madh, i cili ka vrarë dhjetëra, plagosur mijëra dhe ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në qytet, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Ka raporte se shpërthimi është ndjerë qindra kilometra deri në Qipro.
Zyrtarët fajësojnë shpërthimin në disa mijëra ton nitrat amoniumi, të ruajtur në një depo për gjashtë vjet.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin e materialit. /Insajderi.com