Policia australiane kanë njoftuar se kanë arritur të kapin rreth 450 kilogramë drogë ilegale – dërgesa më e madhe e zbuluar ndonjëherë në vend, transmeton Insajderi.com.
Ato u kapën brenda një kontejneri me pllaka të dërguar nga Malajzia në Melburn, kurse aksioni rezultoi me një person të arrestuar, raporton DW.
“450 kilogramët e drogës së paligjshme të kapur në bust kanë një vlerë të vlerësuar prej 90 milionë eurosh dhe përbëjnë ngarkesën më të madhe të heroinës të zbuluar ndonjëherë në Australi”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Sipas Policisë Federale të Australisë, me zhvillimin e këtij operacioni, janë shpëtuar 225 jetë të njerëzve./Insajderi.com