Kapen 500 kg drogë, arrestohen tre italianë dhe një shqiptar

Kapen 500 kg drogë, arrestohen tre italianë dhe një shqiptar

Një gomone me 500 kilogramë marijuanë është kapur të hënën nga autoritetet italiane.

Sipas “La Gazzetta del Mezzogiorno”, gjatë operacionit të Kuesturës së Leçes u arrestuan 4 persona, 3 prej të cilëve italianë dhe 1 shqiptar.  Identiteti i shqiptarit nuk jepet, por raportohet se është 32-vjeç.

Vlera e drogës në treg besohet të jetë rreth 600 000 euro.

Sipas prokurorëve, 4 të arrestuarit kishin vendosur ta transportonin drogën ditën për diell duke përfituar nga numri i madh i turistëve në zonë.  Sipas gaztës italiane, gomonia me drogë sapo kishte mbërritur në Itali nga Shqipëria