
Dy pjesëtarë të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) janë arrestuar nën dyshimin se po planifikonin të kryenin sulme terroriste më 1 shtator, ditën e Kurban Bajramit, në rajonin e Moskës, njofton Shërbimi Federal Rus i Sigurisë.
Të dyshuarit po planifikonin t’i sulmonin turmat e njerëzve gjatë Ditës së Diturisë, e cila shënon fillimin e vitit të ri shkollor në Rusi, ka thënë FSB në një komunikatë.
“Janë zbuluar dhe parandaluar aktivitete kriminale të dy emigrantëve nga rajoni i Azisë Qendrore, të cilët po planifikonin të kryenin sulme terroriste në vendet e grumbullimeve publike më 1 shtator të këtij viti,” ka thënë FSB.
Këtë vit, njëra nga festat kryesore të myslimanëve, Kurban Bajrami, do të festohet me 1 shtator.