‘Kapen’ objekte të çuditshme në det, dyshohet se janë alienë

‘Kapen’ objekte të çuditshme në det, dyshohet se janë alienë

Objekte të paidentifikuara fluturuese të njohura si Ufo, morën vëmendje të madhe prej marinës amerikane, transmeton Insajderi.

Mark Walker, që është anëtar i Komitetit të Sigurisë së Shtetit, ka kërkuar që të zbulohen takimet e raportuara me objekte të çuditshme të cilat sipas tij,janë në kundërshtim të plotë me ligjet e fizikës – dhe për të përcaktuar nëse ato përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Ne duhet të përcaktojmë nëse këto objekte përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare,” tha Ëalker.

Kapiteni i marinës amerikane, i cili pa objekte të çuditshme që sfidojnë ligjet e fizikës dhe që lëvizin me një shpejtësi të madhe, pa ndonjë motor të dukshëm, kanë bërë që zyrtarët amerikanë të kërkojnë sqarime.

Ëalker ka kërkuar nga ministri i Marinës, Richard Spencer, të sqaronte më tej – nëse bëhet fjalë për teknologji të avancuar ruse apo kineze – ose diçka tjetër?

“Ne jemi të shqetësuar. Duhet ta dimë se çfarë po përballet me marinën tonë,” tha Ëalker për Fox.

Ndryshe, dy vjet më parë, Qeveria amerikane më në fund pranoi se kishte nisur Programin e Avancuar të Identifikimit të UFO-ve, i cili ndërkohë është ndërprerë.

Sidoqoftë, Pentagoni ka konfirmuar se departamenti vazhdon të hetojë në mënyrë rutinore UFO-t.