Kapiteni i parë i Kosovës, Rashkaj tërhiqet nga Përfaqësuesja

Kapiteni i parë i Kosovës, Rashkaj tërhiqet nga Përfaqësuesja

Kapiteni shumëvjeçar i Kosovës, Anel Rashkaj, i ka dhënë fund karrierës së tij në Përfaqësuesen e Kosovës, njofton Insajderi.

Rashkaj nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ka bërë të ditur se nuk do të luajë më për Kosovën.

Ai me këtë rast i ka falënderuar bashkëlojtarët, anëtarët e stafit, anëtarët e Federatës, tifozët dhe bashkatdhetarët e shumtë për përkrahjen që e kishte gjatë këtyre viteve.

Rashkaj ndër tjerash i bëri thirrje edhe lojtarëve të tjerë me prejardhje nga Kosova, që të vijnë dhe të luajnë për shtetin e Kosovës për të arritur ëndrrën e madhe, atë të kualifikimit në Evropian apo në Botëror.

Mesfushori 31 vjeçar ka zhvilluar 11 paraqitje zyrtare me fanellën e Kosovës, duke mos i numëruar këtu edhe ndeshjet e mëparshme miqësore që janë zhvilluar kur Kosova nuk ka qenë e pranuar në UEFA dhe FIFA. /Insajderi.com