Kaq kushton Ronaldo sipas Juventus-it

Kaq kushton Ronaldo sipas Juventus-it

Juventusi po konsideron të ardhmen e yllit të saj, Cristiano Ronaldo, të cilit i mbaron kontrata në qershor 2022, njofton Insajderi.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, nëse Juventusi vendos të shesë sulmuesin, ata do të duhet ta bëjnë atë për të paktën 30 milionë euro për të shmangur një humbje kapitali.

Sipas raporteve në Spanjë, agjenti i tij Jorge Mendes është në bisedime me Real Madrid për një kthim të mundshëm në verë, por Zidane nuk arriti të komentojë mbi spekulimet e transferimit.

Ronaldo u bashkua me Juventusin për 120 milionë euro në verën e 2018 dhe ka shënuar 92 gola në 121 ndeshje me Juventusin që kur ai mbërriti në Torino. /Insajderi.com