Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Haxhi Hoti, ka marrë vetëm 306 vota në zgjedhjet e tetorit.
Ai sot ka thënë se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ka dy rrugë, ta lëshojë Kosovën ose të vritet.
Hoti më pas e fshiu shkrimin dhe kërkoi falje, duke thënë se kishte ndodh një gabim teknik.
Por, ky nuk duket të jetë një gabim teknik, pas anëtari i Nismës edhe në të kaluarën ka vepruar ngjashëm, kur është bërë fjalë për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.
“Albin grabitqari po mundohet të bëhet më i rëndësishëm se vet shteti i Kosovës, jo Albin se hala ka burra në shtetin Kosovës!? Nëse nuk është interes i shtetit të Kosovës kurrë kryeministër nuk ke me u bë. Edhe Ramush Haradinaj u patë çu peshë po ku është sot, po këndon nëpër ferma të lopëve se në dasma nuk po e thirr kush me këndu”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.
Ai madje edhe i kishte ofenduar anëtarët e Vetëvendosjes.
“VV këta me ‘ylbera’ po na akuzojnë për ngacmime”, është një nga shkrimet tjera të Hotit në Facebook.
Shkrimet e tij ndaj Albin Kurti s’kanë pasur të ndalur.
“Qeveri më e moralshme si të Albin Kurtit nuk ka pasur Kosova që 20 vjet, burrat flejnë bashkë, gratë flejnë bashkë!? Veç në Kosovë ndodh me shit moral përmes homoseksualëve”, shkruan ai në një postim tjetër./Insajderi.com