Karantinë totale – kështu i fusin autoritetet kineze në kuti izolimi qytetarët e preku nga virusi

Karantinë totale – kështu i fusin autoritetet kineze në kuti izolimi qytetarët e preku nga virusi

Rastet me të prekurit nga koronavirusi në Kinë sa vijnë e shtohen. Ndërkohë qeveria kineze po merr masa të ashpra për të gjithë të dyshuarit që mund te jenë prekur nga virusi vdekjeprurës, të cilët i izolojnë në karantina ku u nënshtrohen mjekimeve.

Në një video ngjethëse të publikuar në rrjete sociale, shikohen qytetarë kinezë të frikësuar dhe zemëruar njëkohësisht për fatin që i pret, pasi dyshohen se janë mbartës me koronavirus.

Ata shikohen teksa futen brenda disa kutive metalike, për t’u dërguar në zona karatinore, për të marrë në këto vende një trajtim të specializuar.

Nënkryetari i qeverisë kineze gjatë javës së kaluar ka urdhëruar autoritetet lokale në Wuhan, që të gjithë personat e dyshuar se janë mbartës të kronavirusit të izolohen dhe të mos lejohen që të kenë kontakte me qytetarë të konsideruar të shëndetshëm, madje edhe nëse këta persona janë familjarët e tyre.

Kujtojmë që deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën 1369 persona, ndërsa më shumë se 50,000 mijë të tjerë janë infektuar nga epidemia.