Karateisti Herolind Nishevci fitoi të bronztën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë

Karateisti Herolind Nishevci fitoi të bronztën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë

Karateisti nga Kosova, Herolind Nishevci, ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, i cili po mbahet në Poreç të Kroacisë, njofton Insajderi.

Nishevci në ndeshjen vendimtare për medalje në kategorinë +84 kg, e mposhti karateistin nga Azerbejxhani, Asiman Gurbanli.

Para këtij dueli, ai pati shënuar dy fitore duke i mposhtur sipas radhës sllovakun Tomas Kosa dhe izraelitin Ahamd Abu Basal, ndërsa më pas në çerekfinale humbi luftën të cilën ishte duke e fituar nga serbi Slobodan Bitevic. Kurse në repesazh, Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho dhe fitoi të drejtën të luftojë për medalje. /Insajderi.com