Karateistja kosovare, Fortesa Orana, u mund në luftën për medaljen e bronztë nga grekja, Elena Chatziliadu, njofton Insajderi.
Orana me këtë rezultat përfundoi e pesta në Kampionatin Evropian që po mbahej në Poreç të Kroacisë, në kategorinë +68 kg ku mori pjesë.
Vendi i pestë në Evropian, vlerësohet sukses i madh për Fortesën, e cila shfaqi formë të lartë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Nga ky Evropian medaljen e vetme për Kosovën e fitoi karateisti Herolind Nishevci, i cili fitoi medaljen e bronztë. /Insajderi.com