Karim Benzema duhet të fitojë Topin e Artë

Karim Benzema duhet të fitojë Topin e Artë

Real Madrid e mposhti Villareal-in me rezultat 2-1 dhe siguroi titullin kampion, duke përfunduar më lartë se Barcelona për herë të parë që nga viti 2017.

Karim Benzema ishte protagonisti kryesor duke shënuar dy herë. Ai ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 8 asiste në kampanjën 2019/20, dhe me një ndeshje të mbetur për t’u luajtur, ai mund të përfundojë para Lionel Messi, i cili ka shënuar 23 gola, si fitues i Këpucës së Artë.

Por, Këpuca e Artë nuk është çmimi i vetëm që ai mund ta fitoj. Ishte presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ai i cili ngriti shumë debate duke deklaruar se Benzema duhet të fitoj Topin e Artë. “Benzema duhet të jetë fitues i Topit të Artë. Unë nuk shoh asnjë lojtar tjetër që ka pasur një sezon kaq të mire sikur ai.”- u shpreh Perez për Daily Mail, raporton Insajderi.

Fansat e Bayern Munich ishin të parët që reaguan pas kësaj deklarate, duke përmendur sulmuesin Polak Robert Lewandowski si kandidatin që e meriton më shumë çmimin si lojtari më i mirë, duke shënuar 51 gola dhe duke dhuruar 6 asiste në vetëm 43 ndeshje./Insajderi.com.