Karim Benzema rezulton pozitiv me COVID-19

Karim Benzema rezulton pozitiv me COVID-19

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Insajderi.

Lajmin për lojtarin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një komunikate të lëshuar.

“Real Madrid njofton se lojtari ynë, Karim Benzema ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, shkruhet në njoftimin e klubit madrilien.

Benzema është vetëizoluar dhe është duke iu nënshtruar protokolleve anti-COVID.

33-vjeçari pati paraqitje të mira me Francën në EURO 2020, por, përkundër kësaj, ai u eleminua në 1/8 nga Zvicra pas ekzekutimit të penalltive./Insajderi.com