Pushtimi i karkalecave është më i keq në Etiopi në 25 vjet, thotë agjencia ushqimore e Kombeve të Bashkuara FAO, transmeton Insajderi.
Marima Wadisha, gruaja nga Etiopia që kultivon mëndafsh, hodhi gurë në dëshpërim madje shkrepi plumba drejt karkalecave që zbrisnin në fushat e saj me mëndafsh në verilindje të Etiopisë. Por tufat e insekteve ishin aq të pamëshirshme sa që e gjithë kultura e saj – burimi i vetëm i të ardhurave të familjes së saj – u shkatërrua. “Ato (insektet) nuk u larguan për një javë. Ne kemi ngelur me një korrje bosh, ne lidhim belin dhe qajmë ditë e natë. Si mund t’i ushqej … fëmijët e mi kështu”, tha Wadisha, raporton CNN.
Karkalecat kanë dëmtuar rreth 200,000 hektarë tokë që nga janari, duke kërcënuar furnizimin me ushqim – një tufë e vetme kilometri katror mund të hajë aq shumë ushqim në ditë sa 35,000 njerëz – dhe mund të rrezikoj jetesën e miliona njerëzve.
Ishte pjesë e një vargu të tufave që kanë pllakosur Afrikën Lindore dhe rajonin e Detit të Kuq që nga fundi i vitit 2019, me pandeminë e koronavirusit që përkeqëson krizën këtë vit duke përçarë zinxhirin e furnizimit të pesticideve dhe pajisjeve të tjera të FAO për luftuar insektet.
“Sfida më e madhe tani në rajon është këtu, në Etiopi dhe ne po punojmë për atë së bashku me partnerët tanë si FAO”, tha Drejtori për Afrikën Lindore i Organizatës së Kontrollit të karkalecave të Shkretëtirës, Stephen Njoka.
Konflikti dhe kaosi në Jemen, ku kanë origjinën disa prej tufave, e kanë bërë të pamundur spërkatjen e pesticideve me aeroplan. Kjo e kombinuar me shira të jashtëzakonshëm të rëndë kanë fryrë tufat që përhapen në të gjithë Etiopinë. /Insajderi.com