Karton të kuq, penallti dhe VAR – Juventus fiton derbin kundër Interit

Karton të kuq, penallti dhe VAR – Juventus fiton derbin kundër Interit

Juventusi ka mposhtur Interin, në një ndeshje spekatkolare në stadiumin “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë e Pirlos, ndonëse shumicën e pjesës së dytë e luajtën me 10 lojtarë, në fund ia dolën të triumfojnë 3-2, duke mbajtur gjallë shpresën për në kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, njofton Insajderi.

“Zonja e Vjetër” kaloi në avantazh me Ronaldon në minutën 24-të, ndërkohë që Lukaku vendosi baraspeshën 10 minuta më vonë me penallti. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Juventusit pas një supergoli të Cuadrados në minutën e 48-të. E dyta ishte me të vërtetë e çmendur, ku fillimisht bardhezinjtë mbetën me 10 lojtarë pasi Benntacur u ndëshkua me të kuq në minutën e 55-të.

Zikaltrit e Contes vendosën baraspeshën në minutën e 83-të, ku Chiellini shkaktoi autogol, që u verifikua pas ndërhyrjes së VAR-it, i cili kishte ndërhyrë më parë edhe te dy golat e parë të ndeshjes, ku u akorduan penallti.

Ndërkohë ishte përsëri VAR protagonist në minutën e 88-të, kur u dha penallti për Juven, të cilën Cuadrado e shndërroi në gol dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Interi e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen, pasi edhe Brozoviç u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Juventusi shkon kështu në kuotën e 75 pikëve, aq sa Milani, i vendit të tretë, që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar dhe dy më shumë se Napoli. /Insajderi.com