Kasapi i Bosnjës, Ratko Mlladiq, paraqitet para gjykatës për ta apeluar vendimin për burgim të përjetshëm

Kasapi i Bosnjës, Ratko Mlladiq, paraqitet para gjykatës për ta apeluar vendimin për burgim të përjetshëm

Ish-komandanti serb në Bosnje, Ratko Mlladiq, ka apeluar dënimin e tij të shpallur nga gjykata në Hagë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Dëgjimet dy ditore filluan pasi kishte shtyrje disa herë për shkak të shëndetit jo të mirë të Mlladiq dhe më pas për shkak të Coronavirusit.

78 vjeçari udhëhoqi forcat serbe drejt kryerjes së masakrës ndaj boshnjakëve myslimanë gjatë luftës së bonjës në vitet 90-ta.

“Kasapi i Bosnjës” është dënuar në nëntor të vitit 2017 me burgim të përjetshëm.

Mlladiq do të flas nesër për 10 minuta në gjykatë, ndërsa sot është paraqitur duke mbajtur maskë.

Ndryshe nga Mlladiq që u paraqit në gjykatë fizikisht, shumica e gjyqtarëve morën pjesë përmes video-lidhjes.

Djali i Mlladiq, Darko, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se babai i tij s’ka qenë në gjendje të përgatitet mirë për apel, sepse ka qenë i sëmurë.

“Nënat e Srebrenicës”, një organizatë e formuar nga gra të prekura nga masakra e ndodhur atje në vitin 1995 kanë thënë se “tribunali nuk duhet ta humbë motivimin dhe duhet ta vazhdojë misionin e tij”.

“Shpresojmë se Mlladiq do të shpallet fajtor edhe për masakrat në qytetet të tjera”, ka thënë Munira Subasiq, presidentja e organizatës.

Për çfarë u dënua Mlladiq?

Mllladiq ishte komandanti ushtarak i forcave serbe të Bosnjës kundër ushtrive kroato-boshnjake dhe boshnjake. Ai kishte qenë në gjyq në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) që nga viti 2012 para dënimit të tij pesë vjet më vonë.

Gjykata zbuloi se ai “kontribuoi ndjeshëm” në gjenocidin në Srebrenicë në vitin 1995, ku u vranë më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë, mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Akuzat e tjera përfshinin krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai u lirua nga një akuzë e dytë e gjenocidit në komunat e tjera. Gjykata do të dëgjojë një apel nga prokurorët kundër kësaj lirie këtë javë.

Në fund të luftës në vitin 1995 Mlladiq jetoi i fshehur në Serbi, i mbrojtur nga familja dhe elementët e forcave të sigurisë.

Më në fund u gjurmua dhe u arrestua në shtëpinë e një kushëriri në një pjesë rurale të veriut të Serbisë në vitin 2011 pas 16 vjetësh në arrati. /Insajderi.com