Kastriot Imeri zgjidhet “Futbollisti i javës” në Zvicër

Kastriot Imeri zgjidhet “Futbollisti i javës” në Zvicër

Mesfushori shqiptar, Kastriot Imeri, është vlerësuar me çmimin “Futbollisti i javës” në kampionatin zviceran të futbollit, njofton Insajderi.

Imeri u bë protagonist me ekipin e tij Servette, derisa ishte i aktivizuar vetëm dy minuta në fushën e lojës, arrit të shënonte një super gol nga një distancë e madhe, duke i dhënë ekipit të tij fitoren ndaj ekipit të Zurich.

Emri i Kastriot Imerit është përfolur për një afrim në Përfaqësuesen e Kosovës apo Kombëtaren e Shqipërisë, por nuk ka pasur sinjale konkrete, teksa mesfushori shqiptar është paraqitur edhe për ekipin e Zvicrës për grupmoshat U-21. /Insajderi.com